Përshkrim
Gjunjez per stabilizim te gjurit. Ka nje material neoprene te ajrosshem dhe kanale ventilimi qe largojne lageshtiren. Gjunjeza ka hapje patelare dhe jastek stabilizues per mbeshtetje te pateles. Gjithashtu 4 spiralet anesore ofrojne mbeshtetje te gjurit. Ka edhe 3 rripa te rregullueshem qe mundesojne shtrengim sipas kompresionit te nevojshem.
Indikohet ne rastet e personave me demtime ligamentesh si: ruptura te ligamentit te kryqezuar anterior dhe posterior. Gjithashtu perdoret per demtime dhe patologji te meniskut , suport pas nderhyrjeve kirurgjikale dhe per parandalim te demtimeve te gjurit nga aktiviteti fizik.
Poziciononi hapjen patelare ( pjesa e hapur e gjunjezes) tek pjesa e perparme e gjurit. Sigurohuni qe gjuri te jete i pozicionuar ne qender te hapjes. Fiksoni rripat e mesit pas gjurit sipas shtrengimit qe ju nevojitet.Gjithashtu fiksoni dhe shtrengoni rripat e siperme dhe te poshtme ne pjesen e perparme te gjurit.
Material neoprene i ajrosshem.4 spirale anesore mbeshtetese.Jastek stabilizues per patelen. Gjithashtu ka edhe 3 rripa te rregullueshem.
Kujdes! Gjunjeza nuk sugjerohet te perdoret ne rast se ne lekure jane aplikuar pomada ose kremra me veprim ngrohes. Nese pas vendosjes se gjunjezes ju shfaqen irritime te lekures shmangni perdorimin dhe konsultohuni me specialistin



Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.