Përshkrim
Ofron mbështetje dhe stabilizim të kontrrolluar të gjurit.Ka material të butë për rehati gjatë përdorimit. Gjithashtu ka shufra anësore dhe mekanizëm ROM që kontrrollon lëvizjet e gjurit. Fleksioni rregullohet nga 0-120 gradë, ndërsa ekstensioni nga 0-30 gradë.
Përdoret para operacionit në rastet e këputjes së ligamenteve dhe tendinave. Pas operacionit në rastet e këputjes së ligamentit kolateral lateral dhe muskulit kuadriceps. Paqëndrueshmëri të gjurit dhe gjatë rehabilitimit.
Poziciononi stabilizuesin rreth gjurit. Rregulloni gjatësinë e stabilizusit. Fiksoni rripat rreth kofshës dhe pjesës së poshtme të këmbës dhe shtrëngojini në mënyrë të barabartë. Rregulloni mekanizmin e rrotullimit sipas përcaktimit të mjekut. Kontrrolloni fiksimin para lëvizjes. Rekomandohet të vendoset dhe rregullohet nga mjeku sipas gjëndjes dhe nevojave të pacientit.
Material i veshur, shufra alumini, mekanizëm ROM, rripa rregullues, kapese me mbyllje të shpejtë.
KUJDES! Mos ndryshoni kufinjtë e lëvizjes së mekanizmit ROM pa konsultën e mjekut.Mos e shtrëngoni stabilizuesin më shumë se sa rekomandohet.Nëse shfaqet dhimbje, mpirje, ënjtje ose parehati konsultohuni me mjekun.

Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.