Skip to content Skip to footer
-5%

ANATOMIC LINE CORAPE KOMPRESIVE KLASI II 6335

4500 L 4270 L

 

Anatomic Line Corape Kompresive 6335 

Janë çorape kompresive deri në kofshë, Klasi II, me kompresion të graduar 22–33 mmHg dhe majë të hapur. Të pajisura me përfundim elastik dhe rruaza silikoni në pjesën e brendshme.
Ato ofrojnë mbështetje dhe qëndrueshmëri gjatë përdorimit për problemet venoze.

MASA: S-XL

Compare
Categories: , , , Tags: , , , Brand: Product ID: 12141

Description

Anatomic Line 6335 janë çorape kompresive me gjatësi deri në kofshë, klasi II dhe me kompresion të graduar 22–33 mmHg. Ato janë të dizajnuara për mbështetjen dhe trajtimin e problemeve venoze.Kompresioni i graduar ofron mbështetje për qarkullimin e gjakut në gjymtyrët e poshtme. Corapet përdoren për lehtësimin e flebitit dhe variçeve.Përfundimi elastik dhe rruazat e silikonit në pjesën e brendshme ndihmojnë që çorapja të qëndrojë në pozicion gjatë përdorimit. Dizajni me majë të hapur ofron lehtësi dhe rehati gjatë përdorimit.

 Indikohen në: trombozë, tromboflebit, patologji venoze, sindromë post-trombotike, insuficiencë venoze kronike, edemë post-traumatike ose post-operative, limfoedemë, angiodisplazi, enjtje dhe dhimbje këmbësh, këmbë të lodhura. 

Koha më e përshtatshme për vendosjen e çorapeve është në mëngjes, para se këmbët të fillojnë të ënjten. Këmbët duhet të jenë të pastra dhe plotësisht të thata.

  1.  Vendosni fillimisht ndihmësin e aplikimit që gjendet brenda paketimit.
  2. Tërhiqeni çorapen mbi shputë derisa thembra të jetë e pozicionuar saktë.
  3. Tërhiqeni gradualisht lart përgjatë këmbës, duke e rregulluar butësisht me duar nga thembra drejt kofshës.
  4. Mos e tërhiqni me forcë nga pjesa e sipërme.
  5. Vazhdoni derisa çorapja të jetë e vendosur në mënyrë të njëtrajtshme, pa rrudha.

Material elastik dhe fibra kompresive.

 Nëse shfaqen dhimbje të shtuara në këmbë ose shqetësime gjatë përdorimit, ndërprisni përdorimin dhe konsultohuni menjëherë me mjekun. Shmangni kontaktin me objekte të mprehta, thonj të gjatë, unaza ose sipërfaqe të ashpra që mund të dëmtojnë materialin.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “ANATOMIC LINE CORAPE KOMPRESIVE KLASI II 6335”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Select at least 2 products
to compare