Skip to content Skip to footer

Aptamil AR 2 400G

1800 L

Aptamil AR 2 400G

Eshtë ushqim për qëllime të veçanta mjekësore në formë pluhuri, i përshtatshëm për foshnja nga muaji i 6-të deri në 12 muaj në rast të episodeve të shpeshta të regurgitimit. Formula përmban miell të farave të karobit, si dhe përzierje prebiotike GOS/FOS.
Compare
Categories: , Tags: , , , Brand: Product ID: 13749

Description

Aptamil AR 2 është ushqim për qëllime të veçanta mjekësore në formë pluhuri, i indikuar për menaxhimin dietetik të refluksit. Është një formulë pasuese për foshnja nga muaji i 6-të i plotë deri në 12 muaj.

Formula përmban miell të farave të karobit, i cili vepron si trashës natyral duke rritur viskozitetin e produktit të përgatitur. Përmban gjithashtu përzierje prebiotike GOS/FOS në raportin 9:1, fermentatin Lactofidus dhe 3’GL HMO. Produkti është i përshtatshëm si pjesë e një ushqyerjeje të diversifikuar.

  • Për menaxhimin dietetik të regurgitimit.
  • Përmban miell të farave të karobit si trashës natyral.
  • Përmban përzierje prebiotike GOS/FOS në raportin 9:1.
  • Përmban 3’GL HMO të prodhuar përmes procesit të fermentimit të formulës.
  • Është i integruar me DHA dhe AA.

Laktozë, vajra vegjetale (vaj palme, kokos, kolzë dhe luledielli), qumësht i skremuar, hirrë qumështi, miell i farave të karobit, GOS/FOS, vaj peshku, minerale, vitamina, lecitinë soje, inozitol, taurinë, L-karnitinë dhe nukleotide.

Alergjenët: qumësht, laktozë, peshk dhe sojë.

Lista e përbërësve përditësohet vazhdimisht. Ju lutemi, referojuni listës së përbërësve të paraqitur në ambalazh.

Përgatitja duhet të bëhet sipas udhëzimeve në paketim dhe nën kontrollin e pediatrit.

  • Lani duart dhe sterilizoni biberonin, biberonin/thithkën dhe unazën para përgatitjes.
  • Zieni sasinë e nevojshme të ujit dhe hidheni në biberon kur të jetë i vakët.
  • Përdorni lugën matëse të produktit dhe ndiqni numrin e lugëve të rrafshuara sipas tabelës së ushqyerjes në paketim.
  • Mbylleni biberonin dhe tundeni derisa pluhuri të tretet.
  • Prisni rreth 7 minuta që produkti të trashet.
  • Ftoheni biberonin derisa qumështi të arrijë rreth 40°C.
  • Kontrolloni temperaturën në kyçin e dorës para ushqyerjes.
  • Përgatiteni qumështin vetëm në momentin e ushqyerjes dhe konsumohet brenda 30 minutave.
  • Mos e ngrohni ose zieni produktin pasi të jetë përgatitur dhe mos ripërdorni produktin e mbetur.
  • Pas hapjes, ruajeni paketimin të mbyllur mirë në vend të freskët dhe të thatë, jo në frigorifer, dhe përdoreni brenda një muaji.
  • Përdoret nën kontrollin e pediatrit.
  • Është i indikuar për foshnja pas muajit të 6-të.
  • Nuk duhet të përdoret si burimi i vetëm i ushqyerjes.
  • Nuk duhet të administrohet në mënyrë parenterale.
  • Nuk duhet t’u jepet foshnjave premature.
  • Ndiqni me kujdes udhëzimet për përgatitjen dhe ruajtjen e produktit.
  • Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për foshnjën dhe rekomandohet si ushqim ekskluziv deri në muajin e 6-të; përdorimi i formulës duhet të bëhet sipas këshillës së pediatrit.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Aptamil AR 2 400G”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Select at least 2 products
to compare