Wellness Immune Chewable ™

Wellness Immune Chewable ™

0 out of 5

Wellness Immune Chewable ™ është një formulë e fuqishme e krijuarpër të mobilizuar mbrojtje imune gjatë sezonit të motit të ftohtë. Një përzierje e fuqishme lëndësh ushqyese bimore ku përfshihen Echinacea, Sambucus, Astragalus, të mirënjohura për vetitë e tyre përforcuese të imunitetit, antioksiduese të fuqishme, Althea officinalis, qetësuese dhe lubrifikuese e fytit me mucilagje, ekstrakte kërpudhash të mirënjohura për veprimin e tyre mbi imunitetin, stimuluese të makrofageve, aktivizuese të limfociteve T & B, monociteve, qelizave të palcës kockore, dhe qelizave vrasëse natyrore, dhe nxitëse të përhapjes dhe / ose prodhimit të antitrupave dhe citokineve. Përmban zink të nevojshëm për zhvillimin dhe funksionimin normal të qelizave ndër-mjetësuese të imunitetit jospecifik. Beta-glukanet & Transfer Factor Complex janë studiuar gjerësisht për veprimin e tyre mbështetës të imunitetit. Beta-glukanet një sheqer kompleks që lidhet tek faqet e receptorit në makrofagë dhe neutrofile, të cilat janë pjesë e linjës së parë të sistemit mbrojtës. Transfer Factor Complex – faktori i transferimit është nxjerrë shkencërisht nga colostrum, (kulloshtra) dhe ka aftësi të transferojë përgjigjen imune nga një individ në tjetër, në gjithë speciet. Ky faktor transferues është i pasur me imunoglobulina, faktorë tërritjes, proteina dhe enzima.

Përdorimi i sugjeruar: Të rritur: 2 wafer katër herë në ditë. Fëmijë: 4 – 8 vjeç 1 wafer dy herë në ditë. Fëmijë: 9 -13 vjeç1 wafer tri herë në ditë. Fëmijët: 14 vjeç e lart 1 wafer katër herë në ditë. Për fëmijë nën 3 vjeç, konsultohuni me mjekun tuaj para se të përdorni këtë produkt. Përbërësit e tjerë: fruktoza, shije natyrale mjedre, acid stearik, silic aromë natyrale jamballi dhe stearat magnezi.

Paralajmërime: Nëse jeni shtatzënë, mund të mbeteni shtatzënë, ushqeni me gji, keni ndonjë çrregullim të glukozës në gjak ose merrni ndonjë bar me recetë, konsultohuni me mjekun tuaj para se të përdorni këtë produkt.

Alergjia: Përmban qumësht. Nuk përmban vezë, gluten, sojë, grurë, kripë, konservues, as ngjyrues apo aromë artificiale.

SKU: SN2361 Kategoria: Brand:
  • Porosit Tani

Wellness Immune Chewable ™