Çfarë mund të përfitojmë nga HYALURONIC JOINT PROTECT?
HYALURONIC JOINT PROTECT kombinon përbërësit më të hulumtuar shkencërisht për artikulacione të shëndetshme: acid hialuronik, glukozaminë, kondroitinë, dhe MSM me Vit.D dhe CMO.
Vitamina D
Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e kalciumit dhe ruajtjen e niveleve të fosforit në gjak, dy faktorë që janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për mbajtjen e eshtrave të shëndetshme. Cetil myristoleate (CMO) Cetil myristoleate (CMO) është një ester acidi yndyror me zinxhir të mesëm, i ngjashëm me Omega-9 që gjendet në kafshë të caktuara, kryesisht lopë, balena, por jo në njerëz. Ka veti të shumta biologjike: si një anti inflamator dhe qetësues i dhimbjeve, si një “lubrifikues” për eshtrat dhe muskujt, dhe si një modulator i sistemit imunitar.
Pse mund të kemi besim tek ky produkt?
Së bashku, këta përbërës të testuar në kohë dhe të mirë-hulumtuar nxisin fleksibilitetin (përkulshmërinë) e tendinave dhe ligamenteve, dhe lehtësojnë lëvizjen e artikulacioneve.
Përdorimi i sugjeruar: 3 tableta në ditë.
Alergjia: Përmban ekstrakte butakësh (karkaleca dhe gaforre.
Përbërës të tjerë ndihmës: acid stearik, celuloze mikrokristaline, fosfat dikalcik, kroskameloze natriumi, stearat magnezi, dioksid silikoni, veshje farmaceutike (Shellac, povidon.)
Paralajmërime: Nëse jeni shtatzënë ose po planifikoni të ngeleni shtatzënë, jeni duke ushqyer me gji, ose duke marrë rregullisht ndonjë bar si acetaminofen, varfarin ose heparinë, konsultohuni me mjekun para se të përdorni këtë produkt. Mos e përdorni atë as nëse kapaku mbyllës i vulosur është i dëmtuar ose mungon. Mbajeni larg fëmijëve.