Te tjera

   
  • You've just added this product to the cart:

    Brain Charge

    0 out of 5

    Brain Charge

    Brain Charge™ Advanced Cognitive Support

    Ka zgjedhje të mençura që mund të bëhen për të përmirësuar performancën mendore. Nëse flasim për shëndetin konjitiv, fuqizimin e kujtesës apo për nxitjen e trurit, Source Naturals Brain Charge® siguron një sërë ekstraktesh bimore dhe ushqyesish të mbështetur nga shkenca për të fuqizuar ruajtjen e funksioneve kognitive. Brain Charge™ mbështet funksionet dhe më të rëndësishme të trurit tuaj : njohjen dhe kujtesën. Hulumtimet paraprak mbi përbërësit në këtë formulë tregon se mund të ndihmojë edhe të mësuarit. Njohje më e lartë do të thotë shpejtësi optimale e përpunimit dhe qartësi mendore.Brain Charge™ eshtë formuluar për të pastruar “mjegullën e trurit” dhe për t'ju lejuar të funksiononi sa më mirë. Brain Charge™ i vjen në ndihmë një numri të madh të funksioneve dhe proceseve kryesore të trurit. Brain Charge™ përmban një sërë përbërësish të njohur për shëndetin e trurit dhe të bazuar nga studimet shkencore. Për shembull, gotu kola, që përdoret tradicionalisht në mjekësinë kineze dhe ayurvedike për të përmirësuar qartësinë mendore, përmirëson kujtesën dhe njohjen e shëndetshme tek të moshuarit. Studimi i tanishëm paraklinik ka demonstruar përfitimet e huperzinës A, vinpocetine, acetil-l-carnitine, dhe gotu kola mbi të nxënit(të mësuarit) dhe kujtesën. Në fakt, të gjithë përbërësit në Brain Charge™ janë të bazuar në kërkimet moderne. Këta përbërës ofrojnë përfitime për trurin duke i mbështetur funksionet e rëndësishme të tij. Coenzyme Q10 dhe acetyl-L-carnitine sigurojnë

  • You've just added this product to the cart:

    Gluco-Science™

    0 out of 5

    Gluco-Science™

    Gluco-Science™
    Ndihmon në mbajtjen e niveleve të shëndetshme të sheqerit në gjak
    kur përdoret si pjesë e dietës suaj
    Një Formulë Bio-Aligned ™
    GLUCO-SCIENCE është një formulë gjithëpërfshirëse me bazë bimore, bazuar në hulumtimin
    më të ri klinik mbi bimë dhe përbërës të veçantë. Source Naturals studioi këtë kërkim
    shkencor, dhe më pas krijoi GLUCO-SCIENCE. Kjo Formulë BioAligned siguron përbërësit
    ushqyes të domosdoshëm për pesë sisteme të ndryshme të trupit të përfshirë në normalizimin
    e sheqerit në gjak dhe për aktivitetin e insulinës.

    Përdorimi i sugjeruar: 1 deri në 2 tableta, tri herë në ditë para ngrënies.
    Alergjia: Përmban sojë.
    Përbërësit e tjerë: celulozë mikrokristaline e silikonizuar, acid stearik, silic dhe gomë e modifikuar
    celuloze.
    Paralajmërime:Mos e përdorni nëse jeni duke marrë ndonjë formë nitrati me recetë siç është nitroglicerina. Nëse keni ndonjë çrregullim të metabolizmit të sheqerit në gjak (siçështë diabeti, ose hipoglicemia), ose nëse jeni duke marrë insulinë, ndonjë bar për uljen elipideve, antikoagulantë ose barna anti-trombocitike, ose nëse jeni shtatzënë mund të mbeteni shtatzënë ose ushqeni me gji, konsultohuni me mjekun para se të përdorni këtë produkt. Mos e përdorni produktin, nëse kapaku mbyllës i vulosur, është i dëmtuar ose mungon. Mbajeni larg fëmijëve.

  • You've just added this product to the cart:

    Hyaluronic Joint Complex™

    0 out of 5

    Hyaluronic Joint Complex™

    HYALURONIC JOINT COMPLEX™
    Me Glukozaminë, Kondroitinë dhe MSM
    HYALURONIC JOINT COMPLEX™ është një formulë gjithëpërfshirëse që kombinon acidin hialuronik me glukozaminë, kondroitinë, MSM dhe askorbat mangani. Këta përbërës janë blloqe të rëndësishme ndërtuese për artikulacione të shëndetshme dhe indin lidhor. Acidi Hialuronik është një komponent i rëndësishëm i indeve të artikulacioneve që ndihmon për të mbajtur likidin lubrifikues në artikulacione dhe kartilago.
    BIOCELL Collagen® është një produkt i patentuar që i është nënshtruar procesit të hidrolizës për të prodhuar acid Hialuronik me peshë të ulët molekulare, sulfat kondroitine dhe kolagjen të Tipit II. Këta përbërës ndihmojnë në mirëfunksionimin e një artikulacioni të shëndetshëm.

    Përbërës të tjerë ndihmës: acid stearik, celuloze hidroksipropili, gome celuloze e modifikuar, silic dhe arome natyrale menteje
    Përdorimi i sugjeruar: 2 tableta në ditë.
    Alergjia: Përmban ekstrakte butakësh (karkaleca dhe gaforre).
    Paralajmërime: Nëse jeni shtatzënë ose po planifikoni të ngeleni shtatzënë, jeni duke ushqyer me gji, ose duke marrë rregullisht ndonjë bar si acetaminofen, varfarin, ose heparinë, konsultohuni me mjekun para se të përdorni këtë produkt. Mos e përdorni atë as nëse kapaku mbyllës i vulosur është i dëmtuar ose mungon. Mbajeni larg fëmijëve.

  • You've just added this product to the cart:

    HYALURONIC JOINT PROTECT™

    0 out of 5

    HYALURONIC JOINT PROTECT™

    Çfarë mund të përfitojmë nga HYALURONIC JOINT PROTECT?
    HYALURONIC JOINT PROTECT kombinon përbërësit më të hulumtuar shkencërisht për artikulacione të shëndetshme: acid hialuronik, glukozaminë, kondroitinë, dhe MSM me Vit.D dhe CMO.
    Vitamina D
    Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e kalciumit dhe ruajtjen e niveleve të fosforit në gjak, dy faktorë që janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për mbajtjen e eshtrave të shëndetshme. Cetil myristoleate (CMO) Cetil myristoleate (CMO) është një ester acidi yndyror me zinxhir të mesëm, i ngjashëm me Omega-9 që gjendet në kafshë të caktuara, kryesisht lopë, balena, por jo në njerëz. Ka veti të shumta biologjike: si një anti inflamator dhe qetësues i dhimbjeve, si një “lubrifikues” për eshtrat dhe muskujt, dhe si një modulator i sistemit imunitar.
    Pse mund të kemi besim tek ky produkt?
    Së bashku, këta përbërës të testuar në kohë dhe të mirë-hulumtuar nxisin fleksibilitetin (përkulshmërinë) e tendinave dhe ligamenteve, dhe lehtësojnë lëvizjen e artikulacioneve.

    Përdorimi i sugjeruar: 3 tableta në ditë.
    Alergjia: Përmban ekstrakte butakësh (karkaleca dhe gaforre.

    Përbërës të tjerë ndihmës: acid stearik, celuloze mikrokristaline, fosfat dikalcik, kroskameloze natriumi, stearat magnezi, dioksid silikoni, veshje farmaceutike (Shellac, povidon.)
    Paralajmërime: Nëse jeni shtatzënë ose po planifikoni të ngeleni shtatzënë, jeni duke ushqyer me gji, ose duke marrë rregullisht ndonjë bar si acetaminofen, varfarin ose heparinë, konsultohuni me mjekun para se të përdorni këtë produkt. Mos e përdorni atë as nëse kapaku mbyllës i vulosur është i dëmtuar ose mungon. Mbajeni larg fëmijëve.

     

  • You've just added this product to the cart:

    Inositol & Choline

    0 out of 5

    Inositol & Choline

    Inositoli dhe kolina janë përbërës të ngjashëm me vitaminën B, të cilët kanë funksione të
    ngjashme me njeri-tjetrin. Të dy janë përbërës të rëndësishëm të fosfolipideve, të cilat ndërtojnë
    membranat qelizore dhe membranat e tjera biologjike, dhe të dyja luajnë rol të
    rëndësishëm në funksionin nervor të shëndetshëm. Kolina është një përbërës thelbësor përr
    prodhimin e acetilkolinës, një neurotransmetues kryesor, ndërsa përbërjet fosforike të inositolit
    në qelizat nervore ndihmojnë në rregullimin e impulseve nervore.
    Alergjia: I përshtatshëm për VEGJETARIANËT.
    Nuk përmban maja, qumësht, vezë, gluten, sojë ose grurë.
    Nuk përmban sheqer, kripë, apo ngjyrues, shije dhe aromë
    artificiale.

    Përbërësit e tjerë: acid stearik, gomë celuloze e modifikuar, silic dhe stearat magnezi.
    Përdorimi i sugjeruar: 1 tabletë çdo ditë.
    Paralajmërime: Nëse jeni shtatzënë, mund të mbeteni shtatzënë ose ushqeni me gji, konsultohuni
    me mjekun tuaj para se të përdorni këtë produkt.
    Mos e përdorni produktin, nëse kapaku mbyllës i vulosur, është i dëmtuar ose mungon. Mbajeni larg
    fëmijëve.

     

  • You've just added this product to the cart:

    IVY Ground

    0 out of 5

    IVY Ground

    IVY Ground
    Ekstrakt nga Coccinia indica
    Rregullon dhe mirëmban nivelin normal të sheqerit në gjak kur përdoret si pjesë e një diete
    të shëndetshme. Coccinia indica, është një anëtar i familjes Cucurbita (të kungullit), është
    burim ushqimor në Azi dhe është përdorur në herbalizmin Thai dhe praktikat Ayurvedike
    për vite me rradhë.
    Pengon aktivitetin e enzimës glukozë-6-fosfatazës, e cila ndikon në vetë sistemin e organizmit
    për mirëmbajtjen e niveleve të shëndetshme dhe të balancuara të glukozës në
    gjak kur përdoret si pjesë e një programi dietik të shëndetshëm.
    Mekanizmi i Coccinia indica inhibon glukozë-6-fosfatazën, një enzimë e rëndësishme në
    procesin e glukoneogjenezës. Ky është procesi me të cilin trupi krijon glukozë të re nga
    molekulat jo-karbohidrate, të tilla si aminoacidet si laktati dhe gliceroli.
    Gjatë agjërimit, ose në çdo moment përtej 16-24 orëve pa ushqim, glukoneogjeneza
    siguron pothuajse të gjitha nevojat e trupit për glukozë. Ky është një mekanizëm i natyrshëm
    për të shpëtuar jetën, kur ushqimi është i pakët, por në shumë individë, mund të
    shkaktojë çekuilibrim të sheqerit në gjak.
    Coccinia indica i mundëson trupit të mbajë një ekuilibër, duke zvogëluar prodhimin e glukozës
    nga trupi, kur është e nevojshme.
    Përdorimi i sugjeruar: 1 tabletë dy herë në ditë, një në mëngjes dhe një para se të shkoni
    në shtrat. Për rezultatet më të mira, përdoreni këtë produkt për të paktën tre javë.
    Përbërësit e tjerë: fosfat kalciumi dibasik, acid stearik, gomë celuloze e modifikuar dhe
    silic.
    Paralajmërime:Mos e përdorni nëse jeni hipoglicemik, shtatzënë, nëse mund të mbeteni
    shtatzënë ose ushqeni me gji. Nëse jeni duke marrë ndonjë bar për çrregullimin e metabolizmit
    të glukozës, konsultohuni me mjekun tuaj para se të merrni këtë produkt. Mos e përdorni
    produktin, nëse kapaku mbyllës i vulosur, është i dëmtuar ose mungon. Mbajeni larg
    fëmijëve.
    Alergjia: Nuk përmban maja, qumësht, vezë, gluten, sojë ose
    grurë. Nuk përmban sheqer, kripë, niseshte,
    aromë apo ngjyrues artificialë.

  • You've just added this product to the cart:

    L-triptofan

    0 out of 5

    L-triptofan

    Humor, relaksim, gjumë
    L-triptofani është amino-acid thelbësor që ndihmon në relaksim, për gjumë qetësues dhe
    humor pozitiv. Luan një rol të rëndësishëm në sintezën e melatoninës dhe serotoninës, hormoneve
    të përfshira në humor dhe përgjigjen ndaj stresit dhe në rregullimin e ciklit gjumë
    / zgjim. L-Tryptophani gjithashtu mbështet funksionet imunitare, sepse është pararendës i
    trupit ndaj kynureninës që rregullojnë imunitetin. Nëse është e nevojshme, L-triptofani konvertohet
    në niacinë në trup, ndihmon qarkullimin e gjakut, në mirëfunksionimin e sistemit
    nervor, metabolizimin e ushqimit dhe prodhimin e acidit hidroklorik për sistemin e tretjes.
    L-Tryptophan nga Source Naturals është jashtëzakonisht i pastër dhe i testuar rregullisht për
    të siguruar standardet më të larta të cilësisë.
    L-triptofani është pararendës i serotoninës dhe melatoninës, rivendos ekuilibrin tuaj normal,
    të shëndetshëm përmes proceseve natyrale të trupit: të pushimit, relaksimit dhe gjumit
    qetësues.L-triptofan nuk sintetizohet nga trupi, kështu që ju duhet ta merrni
    atë përmes dietës ose shtesave. Duhet të mbani dietë që përfshin
    shumë karbohidrate komplekse, fruta të papërpunuara dhe
    perime, sojë dhe produkte soje, drithërat, fara, arra, oriz ngjyrë
    kafe, mel dhe bishtajore.
    Rekomandohet të shmanget alkooli, kafeina dhe ushqimet e përpunuara
    dhe duhet të merreni me sport.
    Plotësimi i një diete të shëndetshme me L-TRYPTOPHAN nga
    Source Naturals është një mjet i shkëlqyeshëm për të siguruar që
    ju të keni sasinë e nevojshme të këtij aminoacidi të rëndësishëm,
    për një trup të shëndetshëm, për gjumë qetësues dhe … mbi të
    gjitha të ndiheni mirë

    Përdorimi i sugjeruar: 1 kapsulë tri herë në ditë, midis vakteve dhe mundësisht e shoqëruar me
    lëng frutash. Për të mbështetur gjumin e qetë, merrni 3 kapsula para gjumit.
    Përbërësit e tjerë: xhelatinë (kapsulë), silic, stearat magnezi, fosfat kalciumi dibazik dhe celulozë
    mikrokristaline.

  • You've just added this product to the cart:

    MBP® osteo

    0 out of 5

    MBP® osteo

    MBP® osteo me Kalcium përmban dy format e vitaminës K: Vitamina K-1 (phytonadione ose phylloquinone) është forma natyrale e vitaminës K që është gjetur në bimë dhe ofron burimin kryesor të vitaminës K për njerëzit nëpërmjet konsumit dietik. Gjithashtu është K-2 (menaquinone), i cili është ekstraktuar nga fermentimi i sojës dhe është gjetur edhe në djathrat e stazhionuar.Studimi paraprak tregon një bioaktivitet më të lartë të vitaminës K-2 në krahasim me K-1 për të mbështetur shëndetin e kockave. Vitamina K në MBP® Osteo ndihmon që Kalciumi të shkojë atje ku është i nevojshëm, në eshtra. Përveç kësaj, kockave tona u duhen magnez, bakër, bor dhe mangan, që gjenden në MBP® Osteo. Vitaminat C dhe K janë gjithashtu të nevojshme për trupin që të prodhojë kolagjen dhe proteinat e tjera të kockave. Këto proteina formojnë bazën e strukturës kockore. Me kalimin e moshës zakonisht, lidhjet në zinxhirët e kolagjenit dëmtohen dhe kështu kocka bëhet më e brishtë. Sekreti për shëndetin e kockave është t’u sigurosh këtyre qelizave të rëndësishme ushqimin që u nevojitet për të mbështetur punën e tyre.MBP® mbështet densitetin e kockave të shëndetshme, duke nxitur një ekuilibër të duhur midis ndërtimit të kockave dhe shpërbërjes së tyre. MBP® është një përzierje proteinash ku përfshihet cystatin C, fragment kininogjen 1.2, angiogenin,
    laktoferrin dhe lactoperoxidase. Për të arritur rezultate optimale, MBP® duhet të merret çdo ditë.
    – Është vërtetuar se pas gjashtë muajsh marrjeje të shtesës ushqimore MBP®, janë vërejtur rezultate
    domethënëse mbi formimin e kockave të shëndosha.
    – Pas tre muajsh marrjeje, MBP® është vlerësuar si një mbështetës i domosdoshëm për metabolizmin
    e kockave të shëndetshme

    Përdorimi i sugjeruar: 3 tableta një herë në ditë me ushqimin.
    Përbërësit e tjerë: celulozë mikrokristaline, fosfat kalciumi dibazik, acid stearik, gomë celuloze e modifikuar, silic dhe stearat magnezi.

  • You've just added this product to the cart:

    PQQ Mind™

    0 out of 5

    PQQ Mind™

    PQQ Mind ™
    Për të fuqizuar funksionet konjitive neurombrojtëse PQQ Mind është një mikronutrient i zbuluar rishtazi që gjendet natyrshëm në ushqime të tilla si sojë, majdanoz dhe piper i gjelbër. Hulumtimi i fundit paraklinik sugjeron që si një antioksidant mund të ndikojë thellësisht nervat dhe shëndetin neurologjik. Studimet në njerëz tregojnë se mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit njohës. Shtojca PQQ Mind gjithashtu nxit biogjenezën mitokondriale, e cila mund të kontribuojë në ngadalësimin e procesit të plakjes dhe në rritjen e niveleve të energjisë.

    Përdorimi i sugjeruar: 1 tabletë çdo ditë.
    Alergjia: Nuk përmban maja, qumësht, vezë, gluten, misër, sojë apo grurë. Nuk përmban sheqer, niseshte, kripë, konservues,aromë ose ngjyrues artificialë.

  • You've just added this product to the cart:

    Psoezerma body wash

    0 out of 5

    Psoezerma body wash

    Psorzerma body wash

    -Formulë pastruese e butë për të reduktuar tharjen dhe skuamat, si dhe ribalancon lëkurat e irrituara.

    -Qetëson kruajtjen, skuqjen dhe acarimet në trup, fytyrë dhe lëkurën e kokës.

    Mund të përdoret sa herë që eshtë e nevojshme.

  • You've just added this product to the cart:

    Sugar Ban ™

    0 out of 5

    Sugar Ban ™

    Sugar Ban ™
    Kompleks Gymnema Sylvestre
    Rrënjët dhe gjethet e Gymnema sylvestre, një bimë kacavjerrëse, janë përdorur për
    mijëra vjet në Indi. Gurmar, emri Hindu i kësaj bime, do të thotë “shkatërrues i sheqerit”,
    sepse ajo e shtyp shijen e ëmbël të sheqerit (dmth., Ushqimet e ëmbla nuk kanë më shije
    të ëmbël). Disa forma të acidit gymnemik janë identifikuar si përbërësit anti-ëmbëlsi të
    kësaj bime të vlefshme.
    Source Naturals Sugar Ban™ gjithashtu përmban pullulan, një ekstrakt i Zizyphus jujuba,
    i cili gjithashtu redukton perceptimin njerëzor të shijes së ëmbël. Ushqyesit shtesë
    mbështetës përfshijnë edhe pektinën e grejpfrutit dhe mineralin e kromit.

    Përdorimi i sugjeruar: 1 deri në 3 tableta me ujë, në varësi të sasisë së sheqerit,
    15 minuta para çdo vakti.
    Alergjia: Përmban qumësht. Nuk përmban maja, vezë, gluten, sojë apo grurë. Nuk përmban
    sheqer, niseshte, konservues ose aromë apo ngjyrues artificialë.

  • You've just added this product to the cart:

    TOP 10 HEALERS™

    0 out of 5

    TOP 10 HEALERS™

    Shtesa më e mirë ushqimore kundër plakjes
    Top 10 Healers™ përmban dhjetë përbërës të mirënjohur për veprimin e tyre ushqyes dhe
    më kritikët (disa prej tyre janë ekstrakte natyrale) që zakonisht nuk gjenden në multivitaminat
    e përditshme. Kjo formulë siguron një mbështetje të fuqishme për nëntë nga sistemet
    kryesore të trupit që janë në qendër të modelit tonë SystemiCare® për shëndet dhe
    jetëgjatësi. Këtu përfshihet: mbrojtja antioksiduese, imuniteti i zemrës, trurit, mëlçisë dhe
    detoksifikimi, energjia, sheqeri në gjak, qelizat / ADN-ja dhe përgjigjia e shëndetshme
    ndaj inflamacionit*
    Jo të gjitha inflamacionet lidhen me sëmundje.Inflamacioni është gjithashtu përgjigja e
    shëndetshme imune e vete trupit ndaj stresorëve normalë të jetës, siç janë: ushtrimet fizike
    të sforcuara apo ushqimet me kalori apo yndyrna të larta.
    *Better Nutrition Magazine 2016 Best of Supplements Winner, Anti-Aging and Overall Health Category.
    Përdorimi i sugjeruar: 1 deri në 4 tableta me ushqimin.
    Paralajmerime: Në qoftë se jeni shtatzënë, po planifikoni të ngeleni shtatzënë ose ushqeni me gji
    fëmijën, kërkoni këshillë nga mjeku para se të përdorni këtë produkt. Mos e përdorni atë as në rast
    se kapaku mbyllës i vulosur, është i dëmtuar ose mungon.

    Përbërës të tjerë:c e l u l o z ë ,mikrokristaline,,fosfat kalciumi ,dibazik, hidroksipropilcelulozë,gomë celulozë e modifikuar, acid stearik, stearatmagnezi dhe silic.