Suplemente

   
  • You've just added this product to the cart:

    Alkaline Balance™

    0 out of 5

    Alkaline Balance™

    Për të mbështetur ekuilibrin e pH në organizëm Hulumtimet tregojnë se dieta më alkaline favorizon shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien, por shumë prej nesh nuk e kuptojnë se dietat tona moderne mund të shkaktojnë një ndryshim acid në nivelet e pH të urinës. Source Naturals Alkaline Balance ™ është krijuar posaçërisht për të ndihmuar trupin në ekuilibrimin e raportit të pH acid/ alkalin. Përmban citrate mineralesh, të cilat sipas studimeve kanë veti alkalinizuese si dhe kalcium koralesh dhe një përzierje bimore dhe algash që plotësojnë veprimin e përgjithshëm të produktit

    Përdorimi i sugjeruar: 4 tableta në ditë me ushqim.
    Përbërësit e tjerë: citrat natriumi, acid stearik, gomë celuloze e modifikuar, hidroksipropil celulozë dhe silic.
    Paralajmërime: Nëse jeni shtatzënë, mund të mbeteni shtatzënë, ushqeni me gji, merrni barna për zemrën apo hipertensionin arterial ose jeni në dietë me sasi të ulët kripe, konsultohuni me mjekun tuaj para se të përdorni këtë produkt. Mos e përdorni atë as në rast se kapaku mbyllës i vulosur, është i dëmtuar ose mungon. Mbajeni larg fëmijëve.
    Alergjia: I përshtatshëm për vegjetarianët. Nuk përmban maja, qumësht, vezë, gluten, misër. Nuk përmban sheqer, niseshte, kripë, konservues, ngjyrues apo aromë artificiale. Përmban sojë dhe grurë.

  • You've just added this product to the cart:

    Allercetin™ Allergy & Sinus

    0 out of 5

    Allercetin™ Allergy & Sinus

    Formulë homeopatike Allercetin™ Allergy & Sinus është një Formula Bio-Aligned që përdor trajtimet homeopatike për trajtimin e alergjive. Allercetin fuqizon dhe ndihmon sistemet e shumta të organizmit, të përfshira në rhinite, rhinofaringite si: sistemin e frymëmarrjes, sinuset, mukozën, frenimin e histaminës, desensitizimin imunitar dhe energjinë qelizore. Përdorimi i sugjeruar: Tableta mbahet në gojë derisa shkrihet. Të rriturit, 1 tabletë çdo 2 deri në 4 orë, derisa simptomat të përmirësohen. Pastaj, vetëm nëse është e nevojshme për të ruajtur mirëqenien tuaj. Për rezultate optimale, rekomandohet maksimumi 6 tableta në ditë. Fëmijët nga 2 deri në 12 vjeç, 1-3 tableta në ditë. Për fëmijët nën moshën 2 vjeç, konsultohuni me mjekun tuaj.

    Përbërësit e tjerë: Laktozë dhe stearat magnezi.
    Paralajmërime: Mos e merrni këtë produkt për dhimbje koke për më shumë se 7 ditë për të rritur dhe 5 ditë për fëmijë. Nëse simptomat vazhdojnë të përkeqësohen ose shoqërohen me temperaturë të lartë ose nëse ndodhin simptoma të reja, konsultohuni me mjekun, sepse këto mund të jenë shenja të një gjendjeje më të rëndë. Ashtu si me çdo bar tjetër, nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, kërkoni këshillën e mjekut para se të përdorni këtë produkt. Mbajeni larg fëmijëve.

     

  • You've just added this product to the cart:

    ArcticPure®

    0 out of 5

    ArcticPure®

    Source Naturals sjell ArcticPure ™, vaj peshku apo karkaleci Omega-3, vaj me nivele pastërtie ndër më të lartat që janë në dispozicion sot. ArcticPure ™, është një linjë shtesash efektive për të mbështetur fuqishëm shëndetin tuaj, me EPA dhe DHA për zemrën, artikulacionet dhe imunitetin etj. Linja e produkteve ArcticPure® përdor vajin e peshkut ose vajin e karaklecit nga burimet më të pastra në Tokë. Një seri procesesh distilimi të avancuar ekstraktojnë dhe përqendrojnë acidet yndyrore të dobishme nga vaji i papërpunuar, duke na dhënë një produkt me pastërti të pakrahasueshme. Procesi i paketimit kryhet në një mjedis paoksigjen, duke siguruar që vaji të mos oksidohet dhe të jetë më i pastri, se çdo vaj në dispozicion në mbarë botën.

     

  • You've just added this product to the cart:

    ArcticPure® Enteric-Coated Ultra-Potency Omega-3 Fish Oil

    0 out of 5

    ArcticPure® Enteric-Coated Ultra-Potency Omega-3 Fish Oil

    Për Zemren, artikulacionet, imunitetin dhe traktin intenstinal Kapsulë e butë me veshje enterike, me potencial të lartë, tretet në zorrë, jo në stomak, për përfitime shtesë, të përqendruara në zorrët e holla dhe në zorrën e trashë. Ajo përmban një potencial 850 mg omega-3. ArcticPure® përdor një sërë procesesh të avancuara të distilimit molekular për nxjerrjen dhe koncentrimin e acideve yndyrore të dobishme nga vaji i papërpunuar, duke sjellë një produkt me pastërti të jashtëzakonshme. Metoda e inkapsulimit nga më të fundit siguron një vaj 100% të pastër.

    Përdorimi i sugjeruar: 1 Kapsulë e butë dy herë në ditë me ushqimin.
    Përbërës të tjerë: xhelatinë, glicerinë, ujë i pastruar, tokoferolë natyralë të përzier, rrëshirë poliakrilike, trietil citrat, polietilen glikol dhe talk.

  • You've just added this product to the cart:

    ArcticPure® Krill Oil Premium Omega-3 for Heart, Brain, and PMS

    0 out of 5

    ArcticPure® Krill Oil Premium Omega-3 for Heart, Brain, and PMS

    ArcticPure® Krill Oil është një burim premium i Omega-3 dhe fosfolipideve të fuqishme, të cilat ofrojnë mbështetje për shëndetin e zemrës dhe të trurit, si dhe për PMS(sindroma para-menstruale) dhe diskomfortin menstrual. Vaji karaklecitpërmban edhe astaksantin,antioksidanti i vetëm që tret lipidet, i cili mund të ndihmojë në mbrojtjen e qelizave nga radikalet e lira të dëmshme.

    Përdorimi i sugjeruar: 2kapsula të buta çdo ditë me njërin nga vaktet.

    Përbërësit e tjerë: xhelatinë, vaj peshku, trigliceride me zinxhir të mesëm, glicerinë, sorbitol, ujë të pastruar, tokoferolë të përzier dhe palmitati askorbili

  • You've just added this product to the cart:

    ArcticPure® Lemon Flavored Omega-3 Fish Oil

    0 out of 5

    ArcticPure® Lemon Flavored Omega-3 Fish Oil

    EPA / DHA për zemrën, nyjet dhe imunitetin

    Shija e limonit i jep Lemon Flavored Omega-3 Fish Oil, me aromë limoni, një shije të këndshme për të rriturit dhe fëmijët. * 800 mg Omega-3 (nga vaj peshku)për kapsulë të butë
    Përdorimi i sugjeruar: 1 kapsulë të butë dy herë në ditë me vaktet

  • You've just added this product to the cart:

    ArcticPure® Omega-3 1125 Enteric Coated Fish Oil

    0 out of 5

    ArcticPure® Omega-3 1125 Enteric Coated Fish Oil

    Maximum Strength EPA/DHA for Heart, Joint, Brain & Immunity Fuqia: Omega-3 1125 përmban 1,125 mg omega-3 për kapsulë të butë, duke e bërë atë një nga markat më të fuqishme në treg sot. Pastërtia: Omega-3 1125 është nxjerrë duke përdorur një proces të avancuar superkritik i bazuar në CO2 për të hequr papastërtitë; parandalon oksidimin. Rezultati është një produkt i cilësisë së parë. Cilësia: Omega-3 1125 siguron omega-3 të cilësisë më të lartë për funksionet e zemrës, artikulacioneve, sistemit imun dhe të trurit. Kjo kapsulë e butë me vjeshje enterike,me veprim të fuqishëm, tretet në zorrë, jo në stomak, për përfitime shtesë, të përqendruara në zorrët e holla dhe në zorrën e trashë.

    Përdorimi i sugjeruar: 1 kapsulë të butë dy herë në ditë me vaktet.
    Përbërësit e tjerë: xhelatinë, glicerinë, ujë i pastruar, lustër ushqimi, alginat natriumi, acid stearik dhe tokoferolënatyralë të përzier.

  • You've just added this product to the cart:

    ArcticPure® Omega-3 1125 Fish Oil

    0 out of 5

    ArcticPure® Omega-3 1125 Fish Oil

    Maximum Strength EPA/DHA for Heart, Joint, Brain & Immunity Fuqia: Omega-3 1125 përmban 1,125 mg omega-3 për kapsulë të butë, duke e bërë atë një nga markat më të fuqishme në treg sot. Pastërtia: Omega-3 1125 është nxjerrë duke përdorur një proces të avancuar superkritik i bazuar në CO2 për të hequr papastërtitë; parandalon oksidimin. Rezultati është një produkt i cilësisë së parë. Cilësia: Omega-3 1125 siguron omega-3 të cilësisë më të lartë për përgjigje të shëndetshme ndaj inflamacionit, artikulacioneve, sistemit imun dhe të trurit.

    Përdorimi i sugjeruar: 1 kapsulë të butë dy herë në ditë me vaktet.
    Përbërësit e tjerë:xhelatinë, ujë i pastruar, glicerinë, tokoferolë natyralë dhe vaj limoni

  • You've just added this product to the cart:

    ArcticPure® Omega-3 Fish Oil

    0 out of 5

    ArcticPure® Omega-3 Fish Oil

    ArcticPure® përdor vajin e peshkut nga burimet më të pastra në Tokë. Një seri procesesh distilimi të avancuar ekstraktojnë dhe përqendrojnë acidet yndyrore të dobishme nga vaji i papërpunuar, duke na dhënë një produkt me pastërti të pakrahasueshme. Procesi i paketimit kryhet në një mjedis pa oksigjen, duke siguruar që vaji të mos oksidohet dhe të jetë më i pastri, se çdo vaj në dispozicion në mbarë botën. Shija e limonit i jep ArcticPure® Omega-3 Fish Oil me EPA dhe DHA, një shije të këndshme për të rriturit dhe fëmijët.

    Përdorimi i sugjeruar : 1 lugë çaji çdo ditë, me ushqiminose para fjetjes.
    Alergjia: Përmban peshk dhe sojë

  • You've just added this product to the cart:

    Arthred® Collagen

    0 out of 5

    Arthred® Collagen

    Për artikulacione dhe lëkurë të shëndetshme Pudër pa shije, që shkrihet shpejt dhe plotësisht Source Naturals Arthred® Collagen është kolagjen i hidrogjenizuar i krijuar për të ndihmuar funksionin e shëndetshëm të artikulacioneve. Arthred fillimisht është zhvilluar dhe patentuar në Gjermani nga burimet shtazore, bazuar në kerkimet që vertetonin veprimin e kolagjenit mbi indet lidhëse, të nevojshme për lëkurë dhe artikulacione të shëndetshme. Formula e patentuar e Arthred përbëhet nga 19 aminoacide të lidhura së bashku në zinxhirët e polipeptideve. Veprimi i Arthred Collagen ndihet brenda 3 muajsh përdorimi

    Përdorimi i sugjeruar: 1 lugë e mbushur plot çdo ditë. Arthred® Collagen përzihet menjëherë me pije të ftohta ose edhe të nxehta dhe është neutral në shije. Mund të shtohet në supëra dhe ushqime të tjera.

    Alergjia: Nuk përmban maja, qumësht, vezë, gluten, misër, sojë ose grurë. Nuk përmban sheqer, niseshte, kripë, konservues, ngjyrues apo aromë artificiale.
    Paralajmërime: Nëse jeni shtatzënë, ose ushqeni me gji fëmijën, ose jeni alergjikë ndaj qumështit konsultohuni me mjekun para se të përdorni këtë produkt. Mbajeni larg fëmijëve. Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë të mbrojtur nga drita.

  • You've just added this product to the cart:

    B-1 thiamin

    0 out of 5

    B-1 thiamin

    Favorizon prodhimin e energjisë Vitamina B-1 (thiamin) është esenciale për metabolizmin e karbohidrateve, disa aminoacideve dhe alkoolit. Është gjithashtu e nevojshme për prodhimin e acetilkolinës neurotransmetues, si dhe për detoksifikimin nga alkooli dhe acidi laktik (një nënprodukt nga stërvitja intensive). Thiamina ka rol të rëndësishëm në prodhimin e energjisë dhe ATP-së që rrjedh nga reaksionet në ciklin e Krebsit. Një dietë e lartë me karbohidrate, stërvitja e vështirë fizike ose konsumi kronik i alkoolit mund të rrisin nevojën fiziologjike për vitaminën B-1. Përdorimi i sugjeruar: 1 tabletë çdo ditë.

    Përbërësit e tjerë: fosfat kalciumi dibasik, acid stearik, gomë celuloze e modifikuar dhe silic.
    Paralajmërime: Nëse jeni shtatzënë, mund të mbeteni shtatzënë ose ushqeni me gji, konsultohuni me mjekun tuaj para se të përdorni këtë produkt. Mos e përdorni produktin, nëse kapaku mbyllës i vulosur, është i dëmtuar ose mungon. Mbajeni larg fëmijëve

  • You've just added this product to the cart:

    B-12 Fast Melt ™

    0 out of 5

    B-12 Fast Melt ™

    B-12 Fast Melt ™ përmban një formë aktive të koenzimit të vit.B-12 në vend të formës më të përdorshme të cianokobalaminës. B-12 Fast Melt është një formë Coenzymated ™ e vitaminës B-12 që lehtëson tretjen dhe lehtësisht absorbohet për të favorizuar energjinë dhe shëndetin nervor. Vit.B-12 zakonisht gjendet në mish,fruta deti, vezë dhe qumësht. B-12 Fast Melt është një burim i shkëlqyeshëm i B-12 për veganët dhe të moshuarit. Personat mbi 60 vjeç kanë tendencë të kenë më pak acid në stomak, duke rezultuar në absorbimin më të vogël të B-12. Formulimi me shkrirjen e shpejtë kompenson përthithjen e lehtë të B-12. B-12 është thelbësore për funksionin e shëndetshëm të qelizave të kuqe të gjakut, rregullimin e niveleve normale të homocisteinës dhe prodhimin e SAMe, donatorit kryesor metil të trupit.

    Përdorimi i sugjeruar: 1 tabletë çdo ditë. Tableta duhet të shkrihet nëgojë dhe më pas të gëlltitet.
    Përbërësit e tjerë: manitol, celulozë mikrokristaline, celulozë hidroksipropil, gomë celuloze e modifikuar, aroma natyrale vishnje dhe pjeshke, stearat magnezi, acidi citrik dhe ekstrakt stevia.
    Paralajmërime: Nëse jeni shtatzënë, mund të mbeteni shtatzënë ose ushqeni me gji, konsultohuni me mjekun para se të përdorni këtë produkt.