SOURCE NATURALS

   
  • You've just added this product to the cart:

    Vegan True®

    0 out of 5

    Vegan True®

    Vegan True® Organic Spirulina është super ushqimi jeshil që na ka dhuruar natyra.Eshtë një proteinë vegane e plotë jashtëzakonisht e pasur nëvitaminë A, e cila siguronmbrojtje antioksiduese. Spirulina kultivohet sipas rregullave strikte të USDA Organic. Hulumtimi paraprak sugjeron se spirulina, një algë blu-jeshile, mbështet sistemin imunitar dhe qarkullimin e shëndetshëm. Vegan True® Organic Spirulina është 100% e pastër, organike dhe nuk përmban përbërës shtazorë, duke e bërë atë ideale për vegjetarianët.
    Përdorimi i sugjeruar: 6 tableta 500 mg në ditë me ushqimin

  • You've just added this product to the cart:

    Vegan True®

    0 out of 5

    Vegan True®

    Vitamina E, një vitaminë e tretshme në yndyrë, është një nga antioksidantët kryesorë të trupit, qe ndihmon në mbrojtjen e qelizave të trupit ndaj dëmtimeve të radikaleve të lira, ndihmon ne shprehjen e gjeneve, aktivitetin normal enzimatik, rregullimin qelizor dhe funksionet neurologjike Luan rol vital në mirembajtjen si te skeletit ashtu edhe të muskulaturës së lëmuar, gjithashtu edhe për mirëmbajtjen e qelizave të kuqe të gjakut. Forma D-alfa-tokoferil e vitaminës E është vërtetuar sipas studimeve shkencore, se: – ështe dy herë më aktive sa DL-alfa-tokoferil, forma sintetike e Vitaminës E. – ekskretohet nga trupi më ngadalë se Vitamina E sintetike.

    Përdorimi i sugjeruar: 1 tabletë 1 deri në 2 herë në ditë.

    Përbërësit e tjerë: celulozë mikrokristaline, silic, stearat magnezi dhe gomë celuloze e modifikuar.

    Alergjia: Përmban sojë.Nuk përmban maja, qumësht, vezë, gluten, sojë apo grurë, sheqer, niseshte, kripë, konservues, ngjyrues ose aromë artificiale. 50 Tableta SN2571

    Paralajmërime: Nëse jeni shtatzënë, mund të mbeteni shtatzënë ose ushqeni me gji, konsultohuni me mjekun tuaj para se të përdorni këtë produkt. Mos e përdorni produktin, nëse kapaku mbyllës i vulosur, është i dëmtuar ose mungon. Mbajeni larg fëmijëve. Të ruhet në vend të ftohtë dhe të thatë

  • You've just added this product to the cart:

    Vegan True® Iron Support ™

    0 out of 5

    Vegan True® Iron Support ™

    Përbërësit që gjenden në Source Naturals Advanced Ferrochel® janë vërtetuar nga studime të shumta për veprimin e tyre fuqizues, mbrojtës të niveleve të hekurit në gjak, duke mos shkaktuar asnjë problem për stomakun dhe zorrën së trashë. Ky produkt përmban një formë hekuri që absorbohet lehtë dhe me më shumë biodisponueshmëri se forHekuri është veçanërisht i rëndësishëm për veganët. Përderisa hekuri mund të merret nga ushqimet bimore, nuk absorbohet në mënyrë efikase nga trupi si hekuri nga burimetshtazore. Vegan True® Iron Support përmban chelate bis-glycinate, mund të jetë më shumë e biodisponueshme se format e tjera të hekurit, si sulfatet. Studimet tregojnë se chelate bis-glycinate e hekurit ndihmojnë në rritjen dhe ruajtjen e niveleve të hekurit në gjak, dhe nuk janë agresive ndaj mukozës së stomakut dhe zorrëve. Acidi folik dhe vitamina B-12, së bashku me acidin askorbik, ndikojnë në përthithshmërinë më të mirë të hekurit. Vegan True® Iron Support nuk përmban përbërës shtazorëat e tjera të hekurit të tilla si sulfatet. Shtimi i Acidit Askorbik rrit biodisponueshmërinë e hekurit. Vitamina B-12 dhe acidi folik janë shtuar për mbështetje shtesë.

    Përdorimi i sugjeruar: 1 tabletë çdo ditë. Për përdorim vetëm nga të rriturit. Të mos tejkalohet doza e rekomanduar.
    Alergjia: I përshtatshëm për vegjetarianët.

    Përbërës të tjerë: fosfat kalciumi dibazik, celulozë mikrokristaline, acid stearik, celulozë hidroksipropil, gomë celuloze e modifikuar, silic, stearat magnezi.

    Paralajmërime: Mbidozimi aksidental me produkte me përmbajtje hekuri është një shkak kryesor i helmimit fatal tek fëmijët nën 6 vjeç. Mbajeni këtë produkt larg fëmijëve. Nëse jeni shtatzënë, mund të mbeteni shtatzënë ose ushqeni me gji, konsultohuni me mjekun tuaj para përdorimit

  • You've just added this product to the cart:

    Vegetarian Pancreatin

    0 out of 5

    Vegetarian Pancreatin

    Digestive Fungal Enzymes in Vegetarian Capsules Source Naturals Vegetarian Pancreatin është një përzierje me spektër të gjerë enzimash të fermentuara jo nga burimet shtazore. Ai përfshin proteazën për shpërbërjen e proteinave, amilazën për shpërbërjen e amidonit dhe lipazën për shpërbërjen e yndyrës. Ndryshe nga pankreatinat që rrjedhin nga burimet shtazore, Vegetarian Pancreatin vepron mbi një gamë të gjerë të niveleve të pH për të shpërbërë ushqimin në stomakun acid, si dhe më shumë në zorrët me pH neutral. Plotësimi i procesit të tretjes me enzima ndihmon jo vetem procesin e tretjes por edhe rrit maksimalisht përdorimin nga organizmi të lëndëve ushqyese te marra nga ushqimi

    Përdorimi i sugjeruar: 1 kapsulë me ujë në fillim të çdo vakti .Mos i tejkaloni
    6 kapsula në ditë.
    Përbërësit e tjerë: hidroksipropil metil celulozë (kapsulë), dhe stearatmagnezi.
    Paralajmërime: Nëse jeni shtatzënë, mund të mbeteni shtatzënë ose ushqeni me gji, konsultohuni
    me mjekun tuaj para se të përdorni këtë produkt. Mos e përdorni produktin, as nëse kapaku mbyllës i vulosur, është i dëmtuar ose mungon.
    Mbajeni larg fëmijëve.
    Të ruhet në një vend të ftohtë dhe të thatë.
    Alergjia:I përshtatshëm për vegjetarianët. Nuk përmban qumësht, vezë, gluten, sojë apo
    grurë. Nuk përmban sheqer, kripë, konservues, ngjyrues ose aromë artificiale

  • You've just added this product to the cart:

    Vegetarian RejuvenZyme™

    0 out of 5

    Vegetarian RejuvenZyme™

    Whole Body™ Vegetarian Systemic Enzymes Vegetarian RejuvenZyme ™ është një Bio-Aligned Formula® me një përzierje të plotë të enzimave sistemike proteolitike, të përshtatshme për vegjetarianët. Kjo formulë favorizon qarkullimin efikas dhe mund të zvogëlojë dhimbjet e lehta të rastësishme që lidhen me aktivitetin e përditshëm. Ofron një qasje të balancuar ndaj inflamacionit metabolik, shëndetit të artikulacioneve dhe të frymëmarrjes, mbrojtjes imune dhe mbrojtjes antioksiduese. Përbërësit janë të përshtatshëm për vegjetarianët dhe ata që janë alergjikë ndaj enzimat shtazore.

    Përdorim i rekomanduar: 2 kapsula, dy herë në ditë në stomak bosh me të paktën një gotë ujë.

    Përbërësit e tjerë: krunde orizi, celulozë perimesh, ujë i pastruar dhe trigliceride me zinxhir të mesëm.

    Paralajmërime: Mos e përdorni nëse jeni shtatzënë, ushqeni me gji, mund të mbeteni shtatzënë ose nëse vuani nga ndonjë çrregullim gastrointestinal, siç janë ulçerat. Konsultohuni me mjekun tuaj para se të merrni këtë produkt nëse jeni duke marrë ndonjë bar që ndikon në koagulimin e gjakut siç është vitamina K, heparina, warfarin (Coumadin®) ose aspirina. Gjithashtu konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni këtë produkt në lidhje me Nattokinase ose Serrapeptase; sepse aktivitetet e tyre janë të pranishme në këtë formulë dhe marrja e shtojcave plotësuese me këta përbërës mund të përbëjë rrezik për shëndetin. Të ruhet në një vend të ftohtë dhe të thatë.

    Alergjia: I përshtatshëm për vegjetarianët. Nuk përmban maja, qumësht, vezë, gluten, sojë apo grurë. Nuk përmban sheqer, kripë, ngjyrues ose aromë artificiale

  • You've just added this product to the cart:

    Visual Eyes ™

    0 out of 5

    Visual Eyes ™

    Me ekstrakt boronice, acid lipoik dhe luteinë Visual Eyes ™ është një kombinim i fuqishëm vitaminash dhe mineralesh antioksidantë, ekstraktesh bimore dhe aminoacidesh të njohura për ndihmesën e tyre në funksionimin normal të syve. Ky produkt pararojë, është një kompleks ushqyes gjithëpërfshirës dhe me cilësi të lartë. Vitamina dhe antioksidantë minerale janë të përfshira për mbrojtjen që ato sigurojnë për indet delikate të syve, të cilat janë veçanërisht të prirura për dëmtime nga radikalet e lira. Visual Eyes ™ gjithashtu përfshin ekstrakte të fuqishme bimore të njohura mirë për afinitetin e tyre me indet e syve.

    Përdorimi i sugjeruar: 2 deri 4 tableta në ditë me njërin nga vaktet. Alergjia: Përmban sojë.

    Përbërësit e tjerë: celulozë mikrokristaline e silikonizuar, acid stearik, silic, gomë celuloze e
    modifikuar
    Paralajmërime: Mos e përdorni nëse jeni shtatzënë, mund të mbeteni shtatzënë, ushqeni me gji ose merrni ndonjë formë nitrati me recetë siç është nitroglicerina. Mos e përdorni atë, as në rast se kapaku mbyllës i vulosur, është i dëmtuar ose mungon. Mbajeni larg fëmijëve. Të ruhet në një vend të ftohtë dhe të thatë.
    Alergjia: Përmban sojë

  • You've just added this product to the cart:

    Vitamina D-3

    0 out of 5

    Vitamina D-3

    Kockat dhe shëndeti imun Drita e diellit është një burim jete në Tokë, por nuk mund të jemi të vetëdijshëm për të gjitha përfitimet që na sjell. Trupat tanë prodhojnë vitaminë D-3 kur lëkura është e ekspozuar ndaj rrezatimit UV, ndaj rrezeve të diellit, por aftësia për ta prodhuar zvogëlohet me kalimin e moshës. Vitamina D-3 mban nivele të shëndetshme të kalciumit dhe fosforit në trup për eshtra të forta, ndihmon ruajtjen e fuqisë së muskujve tek të rriturit e moshuar dhe gjithashtu luan një rol aktiv në një përgjigje të shëndetshme imune. Vitamina D-3 (kolekalciferoli) është forma optimale e vitaminës D. Është forma e vitaminës D që prodhon trupi nën rrezet e diellit dhe forma më efikase për nevojat e trupit.

    Përdorimi i sugjeruar: 1 tabletë çdo ditë. Tableta duhet të shpërbëhet në gojë fillimisht dhe më pas të gëlltitet.
    Përbërës të tjerë: manitol, celulozë mikrokristaline, hidroksipropil celulozë, gomë celuloze e modifikuar, aroma natyrale vishnjeje dhe aromë pjeshke, stearat magnezi, acidi citrik dhe ekstrakt gjethesh stevia.
    Paralajmërime:Nëse jeni shtatzënë, mund të mbeteni shtatzënë ose ushqeni me gji, konsultohuni me mjekun tuaj para se të përdorni këtë produkt.

  • You've just added this product to the cart:

    Vitamina E

    0 out of 5

    Vitamina E

    Tokoferole të përziera Antioksidant i tretshëm në yndyrna Vitamina E është një lëndë ushqyese e tretshme në yndyrë që ka aktivitet të fortë antioksidues. Ajo luan një rol jetik në kontrollin e peroksidimit të lipideve, sepse shumica e antioksidantëve të tjerë janë të tretshëm në ujë dhe nuk gjenden në sasi të mjaftueshme në indet dhjamore. Kombinimi i tocopherolit d-alfa dhe tokoferoleve të përziera është vërtetuar se ofron një spektër të gjerë veprimesh. Vitamina E natyrale është më e përthithshme nga organizmi, sesa vitamina E sintetike.

    Përdorimi i sugjeruar: 1 kapsulë e butë, 1 -2 herë në ditë.
    Alergjia: nuk përmban maja, qumësht, vezë, gluten, misër, sojë apo grurë. Nuk përmban sheqer, niseshte, konservues, ngjyrues apo aromë artificiale.

  • You've just added this product to the cart:

    Vitamina K

    0 out of 5

    Vitamina K

    Vitamina K, ose filokinoni, është një vitaminë e tretshme nga yndyra, më e njohur për funksionin e saj të rëndësishëm në aktivitetin biologjik të disa faktorëve të koagulimit të gjakut. Studimet e fundit kanë vërtetuar gjithashtu edhe rolin e vitaminës K mbi shëndetin e kockave. Vitamina K luan një rol kyç në sintezën e osteokalcinës së proteinave të eshtrave dhe matricës së Gla-proteinës, të cilat janë të përfshira në metabolizmin e kockave dhe kalciumit.

    Përdorimi i sugjeruar: 1 tabletë në ditë, mundësisht me ushqimin.
    Alergjia: Përmban grurë.I përshtatshëm për vegjetarianët: Nuk përmban maja, qumësht, vezë ose sojë. Nuk përmban niseshte, konservues, aromë ose ngjyrues artificial.
    Përbërësit e tjerë: fosfati kalciumi dibasik, celulozë mikrokristaline, acid stearik, silic dhe stearat magnezi.
    Paralajmërime: Nëse jeni duke marrë barna antikoagulante, të tilla si warfarin, ose nëse jeni shtatzënë, mund të mbeteni shtatzënë ose ushqeni me gji, konsultohuni me mjekun tuaj para se të merrni këtë produkt

  • You've just added this product to the cart:

    Wellness Children's Immune Chewable™

    0 out of 5

    Wellness Children’s Immune Chewable™

    Wellness Children’s Immune Chewable™
    Wellness Children’s Immune Chewable është një formulë e fuqishme krijuar për të nxitur mbrojtjen imunitare të organizmit të fëmijëve gjatë stinës së ftohtë. Një përzierje e fuqishme lëndësh ushqyese bimore ku përfshihen Echinacea, Sambucus, Astragalus, të mirënjohura për vetitë e tyre përforcuese të imunitetit, antioksiduese të fuqishme, Althea officinalis, qetësuese dhe lubrifikuese e fytit me mucilagje, ekstrakte kërpudhash të mirënjohura për veprimin e tyre mbi imunitetin, stimuluese të makrofageve, aktivizuese të limfociteve T & B, monociteve, qelizave të palcës kockore, qelizave vrasëse natyraledhe nxitëse të përhapjes dhe / ose prodhimit të antitrupave dhe citokinave. Përmban zink të nevojshëm për zhvillimin dhe funksionimin normal të qelizave ndërmjetësuese të imunitetit jospecifik. Beta-glukanet & Transfer Factor Complex janë studiuar gjerësisht për veprimin e tyre mbështetës të imunitetit. Beta-glukanet një sheqer kompleks që lidhet tek faqet e receptorit në makrofagë dhe neutrofile, të cilat janë pjesë e linjës sëparë të sistemit mbrojtës.Transfer Factor Complex – faktori i transferimit është nxjerrë shkencërisht nga colostrum, (kulloshtra) dhe ka aftësi të transferojë përgjigjen imune nga një individ në tjetrin, në gjithë speciet. Ky faktor transferues është i pasur me imunoglobulina, faktorë të rritjes, proteina dhe enzima.

    Përdorimi i sugjeruar:
    Fëmijë: 4 – 8 vjeç 1 wafer dy herë në ditë. Fëmijë 9 -13 vjeç: 1 wafer tri herë në ditë.Fëmijë 14 vjeç e lart: 1 wafer katër herë në ditë.
    Për fëmijë nën 3 vjeç, konsultohuni me mjekun tuaj para se të përdorni këtë produkt.Të rritur: 2 wafer katër herë në ditë.
    Përbërësit e tjerë: fruktozë, shije natyrale mjedre, acid stearik, silic, aromë natyrale jamballi dhe stearat magnezi.
    Paralajmërime: Nëse jeni shtatzënë, po planifikoni të ngeleni shtatzënë ose ushqeni me gji fëmijën, keni ndonjë çrregullim të glukozës në gjak, apo merrni barna të dhëna me recetë, konsultohuni me mjekun para se të përdorni këtë produkt. Mos e përdorni atë, as në rast se kapaku mbyllës i vulosur, është i dëmtuar ose mungon. Mbajeni larg fëmijëve.
    Alergjia: Përmban qumësht. Nuk përmban vezë, gluten, soje, grurë, kripë, konservues, as ngjyrues, shije ose aromë artificiale.

  • You've just added this product to the cart:

    WELLNESS COLD &FLU™

    0 out of 5

    WELLNESS COLD &FLU™

    Nëse përballemi me ftohjen dhe gripin gjatë dimrit, ka një mënyrë të shpejtë natyrale dhe mjekësore për ta parandaluar. WELLNESS COLD &FLU™ është një “Bio-Aligned Formula” e cila stimulon mekanizmat mbrojtës natyralë të organizmit tonë duke shfrytëzuar përbërës të veçantë në sasi minimale për të qetësuar dhimbjet e muskujve, të dridhurat, ethet, dhimbjet e kokës, kollën, kongjestionin e sinuseve, teshtitjet,dhimbjet e fytit dhe bllokimet në kraharor që mund të shoqërojnë një të ftohtë, rrufë apo grip.Në të gjenden 10 përbërës homeopatikë të cilët mbrojnë sistemin imunitar nga gripi dhe ftohja.

    Përdorimi i sugjeruar:Të rritur: 1 tabletë çdo 2 deri në 4 orë, derisa simptomat të përmirësohen, pastaj sipas nevojës. Për rezultate optimale, rekomandohet një maksimum prej 6 dozash në ditë. Fëmijë me moshë 2 deri në 12 vjeç: – 1/2 e dozës së të rriturve. Fëmijët nën moshën 2 vjeçare: duhet të konsultoheni me mjekun. Përbërësit e tjerë : laktozë dhe stearat magnezi.

  • You've just added this product to the cart:

    Wellness Immune Chewable ™

    0 out of 5

    Wellness Immune Chewable ™

    Wellness Immune Chewable ™ është një formulë e fuqishme e krijuarpër të mobilizuar mbrojtje imune gjatë sezonit të motit të ftohtë. Një përzierje e fuqishme lëndësh ushqyese bimore ku përfshihen Echinacea, Sambucus, Astragalus, të mirënjohura për vetitë e tyre përforcuese të imunitetit, antioksiduese të fuqishme, Althea officinalis, qetësuese dhe lubrifikuese e fytit me mucilagje, ekstrakte kërpudhash të mirënjohura për veprimin e tyre mbi imunitetin, stimuluese të makrofageve, aktivizuese të limfociteve T & B, monociteve, qelizave të palcës kockore, dhe qelizave vrasëse natyrore, dhe nxitëse të përhapjes dhe / ose prodhimit të antitrupave dhe citokineve. Përmban zink të nevojshëm për zhvillimin dhe funksionimin normal të qelizave ndër-mjetësuese të imunitetit jospecifik. Beta-glukanet & Transfer Factor Complex janë studiuar gjerësisht për veprimin e tyre mbështetës të imunitetit. Beta-glukanet një sheqer kompleks që lidhet tek faqet e receptorit në makrofagë dhe neutrofile, të cilat janë pjesë e linjës së parë të sistemit mbrojtës. Transfer Factor Complex – faktori i transferimit është nxjerrë shkencërisht nga colostrum, (kulloshtra) dhe ka aftësi të transferojë përgjigjen imune nga një individ në tjetër, në gjithë speciet. Ky faktor transferues është i pasur me imunoglobulina, faktorë tërritjes, proteina dhe enzima.

    Përdorimi i sugjeruar: Të rritur: 2 wafer katër herë në ditë. Fëmijë: 4 – 8 vjeç 1 wafer dy herë në ditë. Fëmijë: 9 -13 vjeç1 wafer tri herë në ditë. Fëmijët: 14 vjeç e lart 1 wafer katër herë në ditë. Për fëmijë nën 3 vjeç, konsultohuni me mjekun tuaj para se të përdorni këtë produkt. Përbërësit e tjerë: fruktoza, shije natyrale mjedre, acid stearik, silic aromë natyrale jamballi dhe stearat magnezi.

    Paralajmërime: Nëse jeni shtatzënë, mund të mbeteni shtatzënë, ushqeni me gji, keni ndonjë çrregullim të glukozës në gjak ose merrni ndonjë bar me recetë, konsultohuni me mjekun tuaj para se të përdorni këtë produkt.

    Alergjia: Përmban qumësht. Nuk përmban vezë, gluten, sojë, grurë, kripë, konservues, as ngjyrues apo aromë artificiale.